30,04,2024

Kryetari Aliu priti drejtuesit e Kuvendit të Fëmijëve në Ferizaj, diskutohen të drejtat e fëmijëve në shoqëri

Must Read

Çdo arritje kërkon angazhimin e pandalshëm dhe të pakursyer, pavarësisht sfidave gjatë rrugës, ishte shprehja që hapi takimin e të parit të Ferizajt, Agim Aliu me shkollarët e qytetit dhe fshatrave tona të grupuar në Kuvendin e Fëmijëve të Ferizajt. Komente për shkencën, dashurinë për dijen, rrugëtimin e përfaqësimit të të drejtave dhe lirive të bashkëmoshatarëve si dhe bisedë e përzemërt për hobinë e gjithësecilit prej tyre ishte agjenda e këtij takimi të veçantë në Zyrën e Kryetarit të Komunës.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu tha se qeverisja e tij, ka vëmendje të veçantë ndaj të drejtave të fëmijëve, ku numëroi disa nga arritjet siç është hartimi i rregullores për fuqizimin e fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal, nivelin e ngritur të higjienës në shkolla përmes shërbimit të “shtëpiakut”, investimet në objekte shkollore dhe kënde rekreative-sportive, pa lënë anash edhe projeksionet së të ardhmes së afërt, për më shumë libra për shkolla, më shumë libra për fëmijë, më shumë terrene e hapësira pune e argëtimi në qytet e fshatra.

Drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani që shoqëronte Kryetarin e Komunës, Agim Aliu në këtë takim, bashkë me zyrtaren e kësaj drejtorie, Doruntina Asllani dhe përfaqësuesen e programit për fëmijë të Save the Children në Ferizaj, Gresa Haxhimusa, tha se institucioni që drejton ka mbështetur dhe po mbështet në vazhdimësi kërkesat e paraqitura nga Kuvendi i Fëmijëve, me qëllim fuqizimin e kësaj strukture përfaqësuese në shoqëri.

Kryetarja e Kuvendi të Fëmijëve në Ferizaj, Azra Maksuti duke falënderuan Kryetarin Aliu për gatishmërinë që t’i mbështesë vazhdimisht, njoftoi udhëheqjen komunale për të arriturat dhe rolin që ka struktura që drejton, duke u fokusuar në monitorimin e zbatimit të Konventës për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img