29,04,2024

Kryetari Aliu priti Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, pritet intensifikim i bashkëpunimit

Must Read

Paraditen e sotme, i pari i Ferizajt, Agim Aliu kishte rezervuar kohën në pritje të Shkëlqësisë së Saj, Ambasadores së Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall. Nikoqiri, fillimisht falënderoi zyrtaren e parë finlandeze në Kosovë për kontributin e shtetit që përfaqëson, gjatë gjithë etapës së zhvillimit të Kosovës si dhe vullnetin e kurdohershëm që të mbështetë e shtyjë përpara agjendën integruese të Kosovës.

Përveç prezantimit të potencialit me të cilin disponon Komuna e Ferizajt, Kryetari i Komunës, Agim Aliu i cili shoqërohej edhe nga Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi dhe drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani, njoftoi ambasadoren Stjernvall edhe me sfidat me të cilat po përballet qeverisja lokale. Temë e diskutimit në këtë takim, ishin edhe diaspora shqiptare në Finlandë, potenciali ekonomik i biznesit ferizajas me mundësinë e rrjetëzimit me ekonominë e tregun finlandez, projektet e ndryshme të binjakëzimit, veçanërisht ndërveprimit në fushën e arsimit ku sistemi finlandez paraqet modelin më të mirë të sistemit arsimor e çështje që tjera që për qëllim kanë organizimin e nismave komunitare në fuqizimin e të rinjve.

Ambasadorja e Finlandës, Pia Stjernvall falënderoi për pritjen të parin e Ferizajt, Agim Aliu duke e përgëzuar njëkohësisht për punën e arritjet e deritanishme në dobi të qytetarëve ferizajas. Ajo tutje shtoi se interesi i Finlandës është zbatimi i programeve për ngritjen e kapaciteteve në të gjitha levat e sistemit qeverisës në Kosovë, çka padyshim konfirmoi gatishmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme edhe me Komunën e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img