28,04,2024

Kryetari Aliu paralajmëron shkëputje kontratash për operatorët që kryjnë punime infrastrukturore jocilësore dhe masa për mbikqyrësit që lejojnë ato

Must Read

Cilësia në infrastrukturë është kusht i panegociueshëm i qeverisjes lokale për operatorët ekonomik që zhvillojnë këtë veprimtari në Ferizaj.

Sot, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi dhe atë të Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili ishin nikoqirët e takimit me operatorët ekonomik, konkurues në fondet komunale me projekte infrastrukturore.

Temë e vetme diskutimi në këtë takim ishte cilësia e punimeve në asfaltimet e rrugëve në territorin e Ferizajt dhe infrastruktura përcjellëse.

Kryetari i Komunës, Agim Aliu tha se qeverisja e tij ka zero tolerancë ndaj operatorëve që nuk përmbushin detyrimet sipas kontratës dhe kryejnë punime jocilësore.

Madje ai paralajmëroi edhe shkëputje të kontratave dhe ndjekje ligjore për këtë çështje ndaj operatorëve të papërgjegjshëm. Kjo vetëm me një qëllim, kryerjen e punimeve infrastrukturore me cilësi të lartë, të qëndrueshme dhe sipas standardeve më të larta në këtë sferë.

Aliu theksoi se qeverisja e tij qysh në fillim të mandatit në një takim të po këtij formati me këtë komunitet biznesi i ka siguruar këta të fundit se përfundimisht dhe me ashpërsi do ta dënoj përpjekjen e kujtdo që tenton të kryej pagesa të “taksave joligjore” për financimin e projekteve, mbikëqyrjen dhe pranimin e punimeve përkatëse.

Përgjegjës do të mbahen edhe mbikqyrësit që lejojnë punime jocilësore duke i miratuar ato, andaj nga këta të fundit u kërkua që të rrisin vigjilencën, kontrollin dhe profesionalizmin në projekte të tilla.

Përveç cilësisë së punimeve, i pari i Ferizajt, Agim Aliu inkurajoi bizneset që të denoncojnë parregullësitë gjatë gjithë procesit të punës në mënyrë që të parandalohet dëmi i buxhetit publik dhe shmangen projektet infrastrukturore jocilësore.

Komuna e Ferizajt, përkatësisht drejtoritë përgjegjëse do të përpilojnë një hartë rrugore me piketimin e projekteve me vështirësi dhe problematike që konform parashikimeve ligjore në fuqi të ndërmerren masat ndaj përgjegjësve

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img