03,05,2024

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Ilazi me rastin e humbjes së Nadije Ilazit, motrës së parë medicinale shqiptare në Ferizaj

Must Read

Ndarja nga jeta e motrës së parë medicinale shqiptare në Ferizaj e rrethinë, qytetares shembullore, Nadije Ilazi na pikëlloi të gjithëve.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu përmes telegramit, ngushëllon familjen Ilazi, miqtë, dashamirët e të njohurit të të ndjerës.

“Sot kësaj bote i dha lamtumirën, shembulli i qytetares, të përkushtuarës së jashtëzakonshme në profesion, motrës së parë medicinale shqiptare në Ferizaj e rrethinë, Nadije Ilazi. Ferizaj mbeti pa një shembull që duhet ndjekur e familja pa më të dashurën familjare. Familje e respektuar Ilazi, punonjës shëndetësor, dashamirë e të njohur të të ndjerës, pranoni ngushëllimet tona të sinqerta. Zonjës Nadije, i qoftë i lehtë dheu i Kosovës” përfundon telegramin e ngushëllimit, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img