01,05,2024

Kryetari Aliu ka pritur komandantin e KFOR-it, kolonel Antonello Catalano

Must Read

Paraditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim Komandantin e Detashmentit të Përbashkët Rajonal-Jug Lindje të KFOR-it, kolonel Antonello Catalano me bashkëpunëtorë të tij.

Temë kryesore e këtij takimi ishte çështja e sigurisë në Komunën e Ferizajt, me ç’rast u diskutua për instancat aktuale të sigurisë dhe menaxhimin e situatave të ndryshme me të cilat mund të ballafaqohen institucionet lokale.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu njoftoi kolonelin Catalano për gjendjen e sigurisë në Ferizaj si dhe hapat që janë ndërmarrë deri më tani nga qeverisja lokale në këtë drejtim. Ai theksoi se është duke u bërë një punë e jashtëzakonshme me të gjitha mekanizmat lokal dhe koordinimin me institucionet e sigurisë dhe drejtësisë që qytetarët e Ferizajt të kenë sigurinë e nevojshme për jetën, pronën dhe veprimtarinë e tyre.

Koloneli Antonello Catalano duke falënderuar për pritjen të parin e Ferizajt, Agim Aliu ka shprehur gatishmërinë e tij që të ndihmoj Ferizajn në çdo situatë në të cilën kapacitetet lokale janë të limituara për kapërcimin e saj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img