29,04,2024

Kryetari Agim Aliu dhuroi gjak për Fidan Gashin të lënduarin nga shpërthimi në restaurantin “Steakhouse”

Must Read

Grupi i rrallë i gjakut dhe nevoja urgjente për dy doza gjaku për Fidan Gashin, e paraqitur kjo e fundit edhe përmes kërkesës publike, bën që duke i takuar këtij grupi të rrallë gjaku, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me disa nga drejtorët komunal, të paraqitet sot vullnetarisht në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Ferizaj, për dhurimin e kësaj sasie, që përmbush nevojën për të lënduarin nga shpërthimi në Ferizaj, mësojnë burimet e Ferizajpress brenda Spitalit.

Ekipet tona në terren, marrin vesh se kjo sasi e dhuruar sot, përmbush këkesën e sasisë së nevojshme të gjakut për ndërhyrjen kirurgjikale të cilës do t’i nënshtrohet i lënduari nga shpërthimi në restaurantin “SteakHouse” në Ferizaj, i cili pas trajtimit shëndetësor jashtë vendit, tashmë po trajtohet në QKUK.

Ky gjest humaniteti meriton të përshëndetet dhe nxit edhe qytetarët tjerë, që duke ndjekur shembullin e të parit të Ferizajt, të bëjnë edhe ata një gjë të tillë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img