29,04,2024

Kryetari Agim Aliu apelon te qytetarët: Mos dilni, merrni masat , mos bini pre e lajmeve të rreme

Must Read

A P E L

Bashkëqytetarë, tash kur në çdo orë po shtohen rastet e prekura me CoronaVirus e do të shtohen ditëve në vijim, ju lutemi për shëndetin tuaj e të familjes tuaj e pastaj mbarë shoqërisë:

MOS DILNI – Qëndroni në shtëpi, mos dilni përveç për nevojat e domosdoshme për furnizim ushqimor dhe atë vetëm një anëtar i familjes;

MERRNI MASAT mbrojtëse higjienike, dezinfektoni hapësirat e banimit;

SHMANGNI me çdo kusht kontaktet me familjarët e miqtë e ardhur këto ditë nga mërgata;

TË VETIZOLOHEN detyrimisht të ardhurit nga mërgata këto ditë;

SHMANGNI parqet, hapësirat rekreative. Nuk është as dita për sheti, as momenti për mosbindje.

MOS BINI PRE e lajmeve të rreme por merrni informacionet vetëm nga burimet e konfirmuara zyrtare;

Të gjithë të përgjegjshëm, të bindur ndaj masave mbrojtëse, ia dalim më shpejt e më lehtë, pa pasojë në asnjërin nga ne.Ne besojmë fuqishëm tek ju, kultura e vetëdija juaj, se me pak përpjekje, mbrojmë të gjithë!

Sinqerisht,

Agim Aliu

Kryetar i Komunës së Ferizajt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img