01,07,2025

Kryeministri turk: Pa ndërhyrjen e NATO-s, Kosova do të bëhej si Aleppo

Must Read
Ish- Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu

Davutoglu, në një intervistë për Al-Jazeera, tha se nëse NATO-ja do të ishte aktive në Siri, nuk do të kishte vuajtje të njerëzve.

“Nëse NATO-ja do të ishte aktive në Siri, nuk do të kishim këtë problem,” tha Davutoglu, ndërsa Aleppon e sotme e krahasoi me Stalingradin në Luftën e Dytë Botërore.

Sipas tij, regjimi i presidentit sirian, Bashar Al-Assad, dëshiron ta spastrojë etnikisht Aleppon gjatë tranzicionit presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

“Populli i Alepos janë heronj dhe unë dua të them se si vëlla i tyre në Turqi, ne jemi gjithmonë me ta, pavarësisht nga feja apo etnia e tyre”, tha Davutoglu.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje

Me datë 30.06.2025 rreth orës 23:00, në rrugën "Vëllezërit Çaka" në Kaçanik, ka ndodhur një rast i sulmit ndaj...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img