Komuna e Shtimes vazhdon edhe për një vit kontratën me Kompaninë Regjionale për Mbeturina “Pastërtia”, gjegjësisht me njësinë operativë në këtë komunë. Sipas kësaj kontrate KRM “Pastërtia”, obligohet që për 12 muajt e ardhshëm t’i ofrojë kësaj komune shërbime cilësore në mirëmbajtjen e higjienës publike në rreth 50 rrugë e rrugica, trotuaret, mirëmbajtjen e parqeve, shesheve dhe objekteve përkujtimore, sikur edhe pastrimin e lumit Shtimjanja nga mbeturinat e amvisërisë.
Sipas kësaj kontrate Njësia Operative e KRM “Pastërtia” në Shtime, gjatë muajve të sezonit dimëror do të obligohet që të mirëmbajë rrugët dhe rrugicat duke e hequr borën, akullin dhe t’i kryposë ato.
Kontrata 12 mujore për të gjitha këto shërbime të ofruara nga KRM “Pastërtia” në komunën e Shtimes, është në vlerë prej 42 mijë euro.