28,11,2024

 “Kripa nga deti në faturë” – Denoncohet çmimi i fryrë i omletëve në bregdetin shqiptar

Must Read

Fatura u publikua nga një pushues i bregdetit shqiptar ka publikuar, ku binte në sy çmimi për një makiato, që ishte 180 lekë, nga 60-100 lekë që është zakonisht, pasonte një tjetër faturë, gjithashtu jotatimore, e cila u kthye dhe në objekt humori.

Bëhet fjalë për çmimin “fantastik” prej 800 lekësh për një omëletë.

Personi që e kishte publikuar atë në rrjetet sociale, kishte konsumuar ndër të tjera, për mëngjesin e tij, dy omëleta që i kushtuan 1600 lekë, një çmim dukshëm më shumë se abuziv.

Përtej këtyre faturave shumë të shtrenjta, si të ardhura nga deti bashkë me kripën e tij, ata që pushuan apo ende po pushojnë në bregdetin shqiptar flasin për kushte dhe kufizime të shumta që nuk përkojnë aspak me çmimet e shtrenjta që ofrojnë shërbimet; që nga “ndalohet marrja me vete e pijeve dhe ushqimeve” e deri tek “ky është plazh privat, largohuni!”.

Kjo ka nxitur insititucionet të dalin për inspektim

Edhe pse ishin aksione të ndërmarra pas denoncimeve në seri të pushuesve për çmimet e kripura në faturat jotatimore, (të paktën aksioni i parë) Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u mundua t’i “shesë” si fushata “të parashikuara”.

Në njoftimin zyrtar, kjo drejtori nënvizonte se, strukturat e Hetimit Tatimor ushtruan kontrolle në kuadër të zbatimit të planit të masave për sezonin turistik. Kështu, vetëm gjatë një nate, janë kontrolluar 185 subjekte dhe janë konstatuar shkelje të legjislacionit tatimor për 82 prej tyre, në vlerë shkelje 2,4 milionë lekë. Inspektorët e Hetimit Tatimor, të mbërritur në terren nga Tirana, bllokuan ambientet e 6 subjekteve tatimpaguese për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (rast i përsëritur).

Më tej, në njoftim listoheshin të gjithë subjektet e bllokuara, nga Durrësi në Dhërmi, nga Golemi në Gjirin e Lalëzit për të përfunduar në jug të vendit, në Vlorë e Sarandë. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vijonte listën me konstatimin e 7 subjekteve të paregjistruara në organet tatimore, për të cilat tha se “janë marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt TVSH”; me 18 tatimpagues të konstatuar në shkelje të moslëshimit të kuponit tatimor; 3 tatimpagues pa pajisje fiskale; 5 të tjerë që nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune; si dhe 13 subjekte që kishin mallra pa dokumentacion tatimor.

E ndërsa ftonte të gjithë qytetarët “të japin kontributin e tyre duke denoncuar rastet e abuzimit, informalitetit dhe paligjshmërisë”, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe administrata tatimore ftonin edhe sipërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin në sektorin e turizmit “të respektojnë detyrimet ligjore në funksion të përmbushjes së përgjegjësive tatimore, deklarimit të punonjësve dhe lëshimin e kuponit tatimor”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img