15,05,2024

KRF zgjedh Pranvera Bytyçi kryetare, Erisi, Erita dhe Vullneti kryesia e re!

Must Read

Gjatë ditës së djeshme në ambientet e teatrit “Adriana” është mbajtur seanca e jashtë̈zakonshme e Kuvendi të Rinjve të Ferizajt. E gjitha kjo pasi Kryetarja e deritanishme ka dhënë dorëheqje.
Në garë ishin dy kandidatë. Me gjithsej 24 deputetë prezentë u bë votimi ne mënyrë të fshehtë ku rezultati përfundimtarë ishte në favor te kandidatës Pranvera Bytyçi.
Po ashtu pati edhe ndryshime të tjera në kryesi të KRF-së, tashmë në përbërje janë̈ edhe Eris Berisha e Vullnet Ilazi.
Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt ne kryesi ka respektuar kuotën gjinore dhe tashmë postet janë të ndara 50% me 50%.
Fjalimi i Kryetarës Pranvera Bytyçi:
Përshëndetje e nderura kryetare e deritanishme e KRF-se Vanesa, e nderuar kryesi dhe ju deputetë. Së pari e falënderoj Vanesen per angazhimin dhe punen qe ka bere per KRF-ne dhe i urojme shëndet e suksese gjatë jetës.
Ju falenderoj ju deputete të nderuar për përkrahjen e vazhdueshme që ma keni dhënë që nga anetaresimit ne KRF për të realizuar bashkarishtë shumë ide, punë dhe projekte të përbashkëta.
Ambicia është hapi i parë i suksesit dhe veprimi është hapi i dytë për të cilat nuk na ka munguar asnjëra, prandaj unë ju falenderoj të gjithë juve që më keni dhënë kurajo dhe besim që të jem pjesë e kesaj gare për kryetare të KRF-së. Qellimi jonë i perbashket është ngritja e vlerës së KRF-së duke zhvilluar aktivitete nga më të ndryshmet dhe gjithnjë në interes të të rinjëve.
Ne do të jemi gjithnjë pranë problemeve rinore dhe të jemi gjithashtu këtu për të zgjidhur dhe avancuar punën e tyre. Të jemi zëri mbështetës në të gjitha zhvillimet rinore që do të ndodhin në Komunën tone. Dhe gjithe kjo arrihet ne bashkepunim me te gjithe neve si anetar te KRF-se, institucionet qendrore dhe Komunale.
Unë si kryetare si dhe bashkë me kryesinë do të punojmë mbi disa pika kyçe:

  1. Rregullorja do shperndahet tek secili deputet, sepse gjithcka do diskutohet, vendoset e veprohet nga te gjithe ne, duke u perputhur me rregulloren e KRK-se. Madje do shohim mundesite per te formuar rregulloren e Komunes sone ne vecanti, duke i koordinuar mendimet e secilit prej nesh.
  2. Nuk do te pranohet asnje deputet pa aplikim. Aplikimi do te behet ne dy menyra te ndryshme(online dhe live).
  3. E sa i’u perket aktiviteteve per bamiresi, do te vazhdojme t’i bejme keto lloj aktivitetesh me transparence para gjithe Kuvendit.
    Do të mundohemi të funksionojmë më shumë si një grup shoqërorë sepse në këtë mënyrë mund të punojmë më me shumë vullnet dhe të kemi më shumë suksese si KRF, poashtu do te prezentohet puna e secilit deputet.
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img