01,05,2024

Kredi 5-milionëshe për fabrikën e ujit për pesë fshatra të Ferizajt

Must Read

Ndërtimi i fabrikës së ujit të pijshëm për furnizim të Fshatit të Vjetër, Bibaj, Dardani, Zllatar dhe Sojevë të Komunës së Ferizajt ka marrë epilogun, ngase Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen për kredi të butë me Qeverinë e Austrisë, shkruan sot Koha Ditore.

Në kuadër kësaj marrëveshjeje Komunës së Ferizajt pritet t’i ndahen mbi 5 milionë euro për ndërtimin e fabrikës së ujit të pijshëm në fshatin Talinoc i Muhaxherve.

Arbër Bytyqi, drejtor për Infrastrukturë në Komunën e Ferizajt, ka thënë se projekti i fabrikës së ujit do të nisë në qershor të këtij viti derisa janë bërë të gjitha përgatitjet e tjera.

“Për këtë projekt tashmë është ratifikuar edhe marrëveshja me Qeverinë e Austrisë për një kredi të butë, ndërkohë që pritet të nisë projekti në muajin qershor. (Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img