28,11,2025

Krasniqi viziton Ferizajn: Është modeli i qeverisjes që do ta promovoj anekënd Kosovës

Must Read

Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga Vlora Çitaku, ka vizituar sot Komunën e Ferizajt ku së bashku me kryetarin Agim Aliu kanë parë nga afër finalizimin e punimeve të projektit për bashkimin e këtij qyteti.

Lideri i opozitës kosovare tha me këtë rast se zhvillimi që ka marrë Ferizaj me qeverisjen e Agim Aliut është mahnitës.

“Është mahnitës hovi i zhvillimit që ka marrë Ferizaj me qeverisjen e Agim Aliut. Mes shumë tjerësh, projekti “Bashkimi i Qytetit”, që tashmë po finalizohet, i ka dhënë shije dhe pamje europiane qytetit dhe e ka shndërruar atë në një zonë të rëndësishme mes Prishtinës dhe Shkupit”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se si kryetar i ri i PDK-së do ta promovoj Ferizajn si model të qeverisjes lokale kudo në Kosovë, në zgjedhjet e tetorit, me njerëz profesionistë, të ndershëm e punëtorë, që shërbimin publik për qytetarin e kanë prioritetin e vetëm.

“Kjo qeverisje shembullore do ta marrë edhe më fort mbështetjen e qytetarëve të Ferizajt për katër vjetët e ardhshëm. Unë do ta promovoj këtë model të qeverisjes lokale kudo në Kosovë, në zgjedhjet e tetorit, me njerëz profesionistë, të ndershëm e punëtorë, që shërbimin publik për qytetarin e kanë prioritetin e vetëm”, shton ai. 


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img