23,12,2024

Krasniqi: Nuk ka nevojë për arbitrazh

Must Read

Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën kathënë se çështja e demarkacionit me Malin e Zi nuk ka nevojë të shkoj në arbitrazh.

Shkrimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

Duhet kuptuar plotësisht ata që thonë nuk ka nevojë për arbitrazh dhe vërtetë nuk ka.

Le të kthehet kufiri aty ku ka qenë, aty ku e njohin dhe e dinë jo vetëm njerëzit, por edhe kafshët e Rugovës. Aty ku janë pronat e vërteta të shqiptarëve, aty ku ishte, se paku që nga viti 1945.
Ndërsa ata që e kanë krijuar ketë gjendje të nderë, le të kenë moral e burrni ta pranojnë se kanë gabuar, se nuk u treguan gjatë gjithë kësaj kohe se ishin të interesuar ta mbronin interesin e shtetit e të qytetarëve. Gjerat e tjera që duhet të rrjedhin më pastaj janë të kuptueshme, ata e dinë mirë se çka duhet bërë!
Ndërsa qeveritarët e Malit të Zi, duhet ta dinë se kundërshtimi i rishikimit nuk mund të bëhet me deklarata të forcës, por me fakte dhe dëshmi. Cilat janë dëshmitë dhe a kanë fare dëshmi? Kjo është çështja.

Opozita dhe ekspertet e lemive të ndryshme, nuk janë duke kërkuar territor të huaj, janë duke kërkuar kthimi i kufirit aty ku ishte në të vërtetë. Kaq!

Mos gatishmëria për t’i rishikuar faktet, si nga ana e Kryeministrit dhe e Presidentit tonë, ashtu dhe ana e Malit të Zi, tregojnë se ata nuk mund të përballen me argumentet e ekspertëve tanë! Atëherë, ata le të tregojnë ku (gde) “lezhi zec”!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img