13,01,2025

Krasniqi: Kosova vuan nga kriza kronike e arsimit të dobët

Must Read

Profesorët e universiteteve, thonë se vendi po vuan nga një krizë e arsimit të dobët.

Ndërsa, libraritë, arsyetojnë pse vendi jonë është më së ulëti ranguar për nga shitja e librave.

Ani pse qytetarët pohojnë se i kushtojnë kohë leximit, raporti i fundit nga Banka Botërore thotë krejt të kundërtën.

Në këtë raport, Kosova renditet e fundit në listën e lexueshmërisë.

Sipas Shefit të degës së Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi, Kosova ka një krizë kronike të arsimit të dobët.

“Pas çlirimit ishte një tranzicion i egër i cili koincidoi me historinë e konsumerizmit kur njerëzit mendonin se duhej vetëm të argëtoheshin dhe të harxhojnë, por jo edhe të studiojnë. Në anën tjetër modeli i qeverisjes me anë të figurave të luftës është modeli realisht anti-intelektual”, shprehet për RTV Dukagjinin, profesori Milazim Krasniqi.

E numri i shitjeve në libraritë në vend, ka mbetur i njëjtë sikurse vitin e kaluar. Sipas Iliriana Hasaj nga libraria Dukagjini, faktori që ka ndikuar në numër më të vogël të librave të shitura krahasuar me vendet e tjera, është TVSH-ja.

“Ndoshta një prej arsyeve pse nuk blihet libri në Kosovë, është fakti se shteti ynë i vendos librit TVSH, ndërsa shtetet tjera përreth apo në Shqipëri libri nuk ka taksa”, shprehet Ilirjana Hasaj nga Libraria Dukagjini.

Profesori Krasniqi nuk ka shpresë që elita politike aktuale mund të krijoj mekanizma që do të sjellin ndryshime në arsim. Ai zgjidhje te vetme për daljen nga kjo krizë e sheh vetë ndërgjegjësimin e të rinjve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Krasniqi dhe Hamza në Ferizaj: Vota juaj për PDK-në është votë për një Kosovë ma të mirë

Sonte, në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim të jashtëzakonshëm në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img