12,05,2024

KPF-ja vendos që të dal në diskutim publik draft-rregullorja për varrezat, ofrimin e shërbimeve të varrimit si dhe rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre

Must Read

Këtë të hënë Kryesuesja Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, ka mbajtur mbledhjen radhës së Komitetit për Politikë dhe Financa, me ç’rast kanë diskutuar edhe disa pika të rendit të ditës.

Në këtë mbledhje u dha propozim-vendimi që të del në diskutim edhe një draft rregullorja për varrezat e reja të qytetit si dhe ofrimin e shërbimeve të varrimit si dhe rregullimin dhe mirëmbajtjen tyre. Drejtori i urbanizimit, Lulzim Aliu, tha se hartimi i kësaj rregullore ka rëndësi tepër të madhe për shkak të asaj se krijohet edhe një kulturë e mirëmbajtjes së këtyre varrezave.
Anëtaret e KPF-së, kanë thënë se kjo rregullore është më rëndësi të madhe me vet faktin se po rregullohet një çështje e cila gjithmonë ka pasur probleme në Komunën tonë.

Në këtë mbledhje drejtori i pronës, gjeodezisë dhe kadastrit Sabri Murseli, ka dhëne edhe propozim-vendimin për këmbimin e ngastrës kadastrale 489-12 si dhe 489-11 të zonës kadastrale në Ferizaj, si dhe propozim-vendimin për destinimin e ngastrës kadastrale 1749-1 të zonës kadastrale në Ferizaj.

Mbledhja e Kuvendit të Komunës do të mbahet me datën 31 maj duke filluar nga ora 10:00.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Komuna e Ferizajt ndan 260 serra për ferizajasit

Komuna e Ferizajt, respektivisht Drejtoria e Bujqësisë ka bërë publikimin e përfituesëve të serrave 50 m2 për vitin 2024. Ky...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img