Ardian Sejdiu
Ndalimi-arrestimi i z. Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze përveçse është një lojë me staza të gjata, të karakterit ndër-miqësorë e ndërkombëtarë Francë-Serbi, është edhe një indikator i çartë se Kosova po rezistohet në momente kruciale, dhe po i pamundësohet marrja me çështje thelbësore .
Rasti i z. R. Hardinajt do të imponon rrjedhat e politikës kosovare, por edhe do të ndikoj në përballje me politikat serbe brenda dhe jashtë Kosovës…
Ky rast ( arrestimi), skenën politike kosovare e ka zënë të polarizuar skajshmërisht për shkak të qendrimeve përkitazi me dialogun dhe demarkacionin.
Në këtë situate konfuze, spektri politik kosovarë e ka të pa mundur t’i gjykon çështjet me racionalitet dhe kredibilitet të plotë e aq më pakë t’i kthen në favor të shtet-forcimit.
Sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova janë çdo herë e më të mëdha, ndërsa pamundësia dhe paaftësia e lidershipit për t’i dhënë përgjigjeje adekuate, do ta rrezikonte stabilitetin e brendshëm si dhe do të reflekton negativisht edhe në rrafshin ndërkombëtarë.
Mendoj se, çelësi për t’u orientuar drejtë zgjidhjes së problemeve me të cilat ballafaqohet shteti, sado që të jenë të mëdha dhe sado që të marrë kohë, është ;
- Plani nacional koncensual.
Një planë i tillë, i hartuar nga kokat shqiptare të të gjitha profileve dhe me karakter; kombëtar, politik, ekonomik, kulturore e ushtarak, do të shërben si bazament dhe bosht për politikën kosovare gjatë tërë proceseve, pavarësisht pluralizmin dhe diversitetin ideo politik.
Për më shumë, si planë, do ta pamundësonte polarizimin e skenës politike përkitazi me çështje thelbësore mbi partiake për shtetin dhe qytetarët, siç është demarkacioni dhe liberalizimi i vizave. Fatmirësisht, shqiptarëve nuk u mungonte vullneti e as platforma për çlirimin e Kosovës, por, si duket ju mungoi platforma unifikuese për shtetrrethimin dhe forcimin e shtetit në arenën ndërkombëtare me tërë sovranitetin kushtetues…
Elita politike kosovare, nuk guxon të mbetet e polarizuar dhe indiferente karshi këtyre rrjedhave ngase pasojat do jenë në kurriz të sovranitetit të shtetit dhe qytetarëve.
Ka ardhur koha, dhe rrjedhat politike po imponojnë opsione që elita politike kosovare ta nxjerrë një platformë gjithëpërfshirëse dhee të mbështetet nga gjitha subjektet politike si dhe të themelohet një grup politik përfaqësues që do ta bartin përgjegjësinë e zbatimit të kësaj platforme; përkitazi me demarkacionin, murin në Mitrovicë dhe negociatat me Serbinë.
- Politika e Jashtme- diplomacia.
Diplomacia kosovare duhet të jetë më fleksibile konform rrjedhave politike ndërkombëtare e rajonale në drejtim të Kosovës.
Beteja diplomatike me Serbinë nëpër kancelari të botës në këtë vit do hynë në fazën e ashpërsimit për faktin se, Serbia konsideron se, koha është për veprime intensive deri në finalizimin e planit të saj. Diplomatët kosovarë duhet të jenë më të përgatitur intelektualisht, më të rinjë dhe më energjik dhe të mos pushojnë së shkruari nëpër gazeta e media në shtetet ku e përfaqësojnë Kosovën, që ta sensibilizojnë opinionin, politikën dhe forumet e ndryshme vendimmarrëse përkitazi me realitetin në Kosovë dhe propagandën serbe.
Ndoshta, edhe Gjykata Speciale nuk do ishte formuar poqëse ishte shtuar presioni diplomatik i diplomatëve tanë gjithandej botës. Ka ambasador kosovarë që asnjëherë të vetme nuk është shfaqur në ndonjë debat apo reagim në shtetin ku vepron, në mbrojtje të interesave të Kosovës. Edhe sot, aktivizimi maksimal i tërë diplomacisë kosovare gjithandej botës, do ta forconte imazhin e shtetit dhe sigurisht do ta limitonte fushëveprimin propagandistik të lobit serbë.
Viti 2017, është viti i sfidave të mëdha të përmasave botërore, ndaj edhe akterët politikë kosovarë duhet të jenë në nivel detyre që të mos krijojnë precedentë…
09.01.2017, Ferizaj