03,07,2025

Kosnett: SHBA –ja nuk do të përkrahë çdo marrëveshje ndërmjet Kosovës e Serbisë

Must Read

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Philip Kosnett në intervistën për KoSSev ka thënë se viti 2019 duhet të jetë vit i marrëveshjes gjithëpërfshirëse, por, ka shtuar, SHBA-ja nuk thotë se do të përkrahë çdo marrëveshje për të cilat merren veshe Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë, transmeton Koha.net.

Administrata e Trumpit po i vëzhgon ato që ne i quajmë konflikte të ngrira nëpër gjithë botën dhe thotë: „Duhet t’i trandim gjërat. Tash duhet bërë përparim”. Kështu q,ë mendoj se përkushtimi i presidentit Trump është pritur mirë në Serbi dhe në Kosovë.

Qeveria e SHBA-së beson se është momenti për bashkimin kombëtar kur të gjitha partitë duhet të përfshihen në proces, të dëgjohet zëri i të gjitha komuniteteve, përfshirë dhe zëri i serbëve pasi kjo nuk është kohë të qëndrohet anash dhe të krtiktohet”.

“Ne s’e “mbushim çekun blanko” që do të thotë se nuk themi se SHBA-ja do të përkrahë çdo gjë për të cilat pajtohen dy qeveritë”, ka thënë Kosnett, transmeton Koha.net.

Sipas fjalëve të tij, marrëveshja efektive gjithëpërfshirëse ndërmjet dy vendeve merr para sysh edhe brengosjen e dhe sigurinë e serbëve në Kosovë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img