18,05,2024

Koronavirusi: Infermierja ferizajase nga Zvicra bënë apel për kujdes

Must Read

Selvie Nuhiun motër medicinale në Spitalin Triemli në Cyrih (Triemli Hospital Zurich) ka bërë një apel për një kujdes të shtuar te të gjithë bashkëkombësit që në këto ditë të vështira  të shkaktuara  nga koronavirusi.

Selvie Nuhiu  në një bisedë me Ferizajpress ka thënë se edhe në Zvicër,përkundër kushteve shumë më të mira se në Kosovë po përballen më shumë vështirësi.

“Gjendja është shumë e rëndë. Janë anuluar të gjitha operacionet, pos atyre emergjent. Për shkak të rasteve të shumta  të gjithë pacientët që ishin duke u trajtuar në spital i kemi lëshuar në shtëpi dhe atje po trajtohen vetëm që të lirohen vende për rastet e të sëmurëve me koronavirus” ka thënë infermierja Nuhiu.

“Për këtë së bashku me infermieret e spitalit kemi marrë një fushatë për sensibilizimin e të gjithëve për një kujdes shumë më të shtuar me moton “Ne qëndrojmë për ju këtu…! Ju lutemi qëndroni ju për ne në shtëpi” ka thënë Nuhiu.

Infermierja Nuhiu bënë apel te të gjithë bashkëkombësit  që mos a injorojnë këtë virus. “E di që nuk e din sa e rëndë është, zoti I ruajt”

Ajo ka dhënë edhe disa  sugjerime për ruajtje nga infektimi me virus.

  • Rrini larg të tjerëve më shumë se një metër
  • Mos përdorni para pa doreza
  • Mos pranoni kthim të parave
  • Bleni me aq sa keni se në metal virusi qëndron më gjatë

“Ju lutem bëni apel sa më shumë. Po më dhemb kur po shoh në rrjetet sociale e në lajme të grumbulluar nëpër shëtitore dhe parqe pa llogaritur se po rrezikojnë familjet e tyre, se po rrezikojnë fëmijët e tyre” thot Nuhiu.

Ajo në fund ka uruar që kjo e keqe të kalohet sa më shpejt dhe me sa më pak viktima  dhe të vije sa më shpejt të vizitoj edhe pjesën tjetër të familjes në Ferizaj.

Ndryshe infermierja Selvie Nuhiu  jeton në Zvicër ku kishte shkuar si katërvjeçare me familje ndërsa pjesa tjetër e familjes jetojnë në Ferizaj.

Selvie Nuhiu
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img