08,01,2026

Konjufca: Kisha në oborrin e UP-së u ndërtua si festim i krimeve në Kosovë

Must Read

“Kisha ortodokse serbe ka qenë nxitëse për luftë ndaj Kosovës”, deklaroi Konjufca sot në Kuvend, transmeton lajmi.net.

“Në një dokumnet që e kam parë, që e ka Shukri Aliu, u bëhet thirrje të rinjëve për të luftuar në Kosovë. Ky dokument do të ishtë mitë që të botohej. Kisha në oborrin e UP-së u ndërtua si festim pas masaktave që po i kryente e Serbia në Qirez, Likoshanë, Prekaz , Abri e deri të masakra e Reçakut”, shtoi ai.

Konjufca ka akuzuar presidentin Thaçi se “po mbron kishën në oborrin e UP-së që të shpëtojë nga Gjykata Speciale.

“Deklarata e Thaçit për mbrojtjen e këtij monomneti është neveritëse. Ai, për të shpëtuar nga Gjykata Speciale është në gjendje që t’i përkulet edhe objekteve serbe të cilat janë bërë për të serbizuar Kosovën”, tha Konjufca. /lajmi.net

konjufca

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një person nuk i ndalet patrullës së policisë dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj

Njësitë e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ndërmarrë veprime ndaj një personi për disa kundërvajtje në trafik. Më datë 05.01.2026,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img