02,05,2024

Komuna e Ferizajt me një sërë projektesh që presin të realizohen së shpejti

Must Read

Komuna e Ferizajt, këtyre ditëve është në vlugun e realizmit të shumë projekteve madhore që do të realizohen këtë verë.

Në Komunën e Ferizajt, kanë filluar se realizuari projektet e parapare të këtij viti. Sipas drejtorit të Infrastrukturës, Gafurr Ilazit, tash për tash janë iniciuar 38 procedura të tenderimit, ndërkaq janë nënshkruar rreth 34 kontrata.

“Ka filluar të punohet në shumë projekte, ku tashmë ka filluar asfaltimin në rrugën “Agim Prodani”, shtruarja me kubëza e rrugës “Ismet Aliu”” dhe “Indrit Cara”, është duke u punuar në asfaltimin dhe zgjerimin e rrugës në fshatin Zaskok, në rrugën “Xhafer Deva”, në rrugën “Mihajl Shuflaj” , asfaltimi i rrugës në fshatin Gaçkë që lidhet me rrugën e Bazhdarhanës, asfaltimi i tri rrugëve në fshatin Greme, asfaltimi i rrugës që lidh magjistralen Ferizaj-Gjilan me magjistralen Prishtine-Shkup dhe shumë projekte të tjera”, ka thënë drejtori Ilazi.

Një projekt tepër i rëndësishëm që do të realizohet nga Ministria e Infrastrukturës, sipas drejtorit Ilazi është edhe asfaltimi dhe rregullimi i rrugës Babush-Tërrn-Lubovc.

“Këto ditë është shpallur tenderi nga Ministria e Infrastrukturës, për asfaltimin e rrugës Babush-Tërrn-Lubovc, ku tashmë është bërë edhe hapja e ofertave. Në procedurë është edhe asfaltimi i rrugës Prelez i Jerlive- Muhovc-Lloshkobare, ndërkaq për asfaltimin e rrugës “Besim Ndrecaj” veç është zgjedhur operatori dhe shumë shpejt do të fillojnë punimet. Po ashtu është shpallur edhe tenderi për projektin e ujësjellësit në fshatin Bibaj Fshatit të Vjetër nga CDI-ja e cila është implementuese e projekteve të fazës së pesë për zhvillimin e resurseve ujore për viset rurale”, ka thënë Ilazi.

U bë e ditur se Drejtoria e Infrastrukturës, deri më tash ka pasur të alokuar mbi 3 milion euro, ndërkaq janë shpenzuar mbi 1 milion euro, ku del se është shpenzuat rreth 36 për qind e buxhetit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img