08,02,2026

Komuna pranoi donacionin prej 50 maskave të punuara me printer 3D

Must Read

Inxhinieri Shkelzen Bekteshi në Mynih të Gjermanisë, vendosi t’i dhuroj qytetit të tij, Ferizajt, një donacion nga puna e tij, tash kur po përballemi me pandeminë e virusit COVID-19. Janë 50 maska të realizuara me printer 3D, të testuara në Gjermani, që sot arritën si donacion për Komunën e Ferizajt, pasi kaluan procedurat doganore. E dorëzimin e tyre e bëri Adnan Bekteshi, kurse pranimin e bëri Albion Sherifi, Zyrtar për Marrëdhënie me Publikun në Komunën e Ferizajt.

Komuna e Ferizajt falënderon donatorin publikisht për maskat e cilësisë së lartë, vullnetin e tij që të ndihmoj punonjësit e ekspozuar ndaj virusit gjatë kryerjes së punës në shërbimin komunal.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img