29,04,2024

Komuna ndanë grante për 30 biznese në kuadër të projektit ” Fondi i punësimit”

Must Read

Së shpejt pritet të publikohet lista preleminare e përfituesve të grandeve komunale. Bazuar nga të dhënat e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik rreth 80 biznese kanë konkurruar , ndërsa prej tyre 30 do të jenë përfituese Shuma e këtij projekti është 100 mijë euro 
Komuna e Ferizajt do t’i mbështesë 30 biznese prodhuese me grande stimuluese. Ky projekt me një vlerë prej 100 mijë eurove po synon që të nxisë prodhimin dhe të rris punësimin. I pari i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, Zekir Bytyçi, ka bërë të ditur sot në këtë projekt kanë aplikuar 80 biznese dhe se me këtë rast është formuar edhe një listë preleminare. Madje ka shtuar se ky projekt hynë në kuadër të fondit të punësimit dhe se fuqizimi i bizneseve do ta kishte efektin në punësim Bëhet e ditur se përfitues janë bizneset prodhuese të cilat paraprakisht në këtë projekt kanë participuar. Mësohet se interesimi i bizneseve ka qenë mjaft i madh. Bazuar nga rrjedhat ekonomike, komuna e Ferizajt ofron potencial të lartë për zhvillim ekonomik. Sipas drejtorit komuna ka resurse të mjaftueshme dhe se ato vetëm duhet orientuar drejt, ndërsa problem mbetet profilizimi i fuqisë punëtore Ky projekt hynë në kuadër të projekteve programore të kryetarit Aliu.Komuna e Ferizajt gjatë këtij viti do të aplikoj edhe projekte tjera të kësaj natyre

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img