02,05,2024

Komuna Ferizaj: Rrjeti i OJQ-ve “AVONET” organizatë fantome që merret me thashetheme

Must Read

Komuna e Ferizajt reagon ndaj komunikatave të Rrjetit të OJQ-ve “AVONET”, përkatësisht komunikatave me titujt: “3 milionë euro të hedhura në baltë” dhe “Komuna e Ferizajt po lejon punime me kualitet të dobët nga operatorë ekonomik joserioz”.

Fillimisht për informimin e publikut është e nevojshme të sqarohet se “AVONET” nuk paraqet një “rrjet të OJQ-ve” madje as një organizatë serioze të shoqërisë civile, por një person të vetëm dhe të porositur e nxitur nga individë politik e institucional.

Sa i përket informacioneve të plasuara për publikun dhe citateve të caktuara të kontratave të lidhura me operatorë ekonomik që bën “publikuesi i komunikatave me porosi” del sheshazi mungesa e njohurive për procedurat e prokurimit dhe gjithë mbarëvajtja e punës në projekte të tilla.

Duke keqpërdorur të drejtën për qasje në dokumente zyrtare, pa njohuritë e mjaftueshme për procese të caktuara prokurimi dhe duke keqinformuar publikun, kjo “OJQ” haptazi përpiqet të shantazhoj organet e administratës komunale përmes të ashtuquajturës “njoftim të zyrtarëve të Komunës dhe Ministrisë”.

Baltë e krejt dezinformuese janë vet këto komunikata të bëra me porosi, kur mirëfilli dihet se personalisht Kryetari i Komunës, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqin, kanë takuar disa herë operatorët ekonomik të ndërtimit të rrugëve, ku i është kërkuar zbatimi strikt i rregullave, standardeve e cilësisë së punimeve. Madje, janë edhe të njohura publikisht dhe lehtë të qasshme vërejtjet e shumta që janë shpërndarë për operatorë të papërgjegjshëm, deri në shkëputjen e kontratës dhe procedurës gjyqësore për dëmin e shkaktuar.

Edhe rastet që përmend ky individ prapa emrit të “rrjetit të OJQ-ve” nuk qëndrojnë në formën sesi janë paraqitur (vërejtje: tendeca e manipulimit të opinionit publik) dhe për to Komuna e Ferizajt, sektorët e zyrtarët përkatës komunal me kohë kanë marr të gjitha masat e nevojshme për sanimin e gjendjes dhe evidentimin e defekteve eventuale.

Për të gjitha të pavërtetat e plasuara në opinionin publik, vlerësojmë se duhet të aktivizohen organet përkatëse të drejtësisë që shpërndarësit e të pavërtetave të mbahen përgjegjës.

Kjo tentativë që të hidhet baltë për qeverisjen lokale nga gropa e parapolitikës nuk është e herës së parë, shpeshtësia e së cilës, na ka shtyrë të reagojmë vetëm sot për t’i informuar qytetarët për atë se kush e thotë dhe çfarë thotë për çështje të ndryshme publike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img