06,05,2024

Komuna falënderon Kryqin e Kuq për kontributin gjatë pandemisë

Must Read

Paraditen e sotme, numri dy i Komunës së Ferizajt, nënkryetari Arton Gavazi, priti në takim drejtuesit e përfaqësuesit e Kryqit të Kuq në Ferizaj, organizatë kjo partnere e Komunës së Ferizajt.

Në këtë takim, që temë bosht kishte intensifikimin e bashkëpunimit mes Komunës së Ferizajt dhe degës së Kryqit të Kuq në Ferizaj, u diskutuan fillimisht mbi situatën epidemiologjike si dhe koordinimin e veprimeve mes akterëve të lartcekur. Nënkryetari Gavazi pasi që prezantoi një pasqyrë përmbledhëse të veprimeve të ndërmarra nga Shtabi Emergjent Lokal dhe gjendjen e përgjithshme epidemiologjike në Ferizaj shprehu gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit të Komunës me Kryqin e Kuq si dhe shprehu falënderimin për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë nga Kryqi i Kuq përmes pakove ushqimore e të tjera gjatë pandemisë.

Drejtuesit e Kryqit të Kuq në Ferizaj shprehën gatishmërinë e tyre për intensifikimin e bashkëpunimit me institucionin e Komunës dhe njëkohshëm paraqitën vizionin e tyre për bashkëpunimet e ardhshme mes dy institucioneve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img