21,02,2024

Komuna e Rahovecit bënë thirrje për pagesë të obligimeve e Tatimit në Pronë

Must Read

Bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike Nr. 05/L -043 dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 04/2016 për Procedurat e Faljes së Borxheve Publike, Komuna e Rahovecit bënë thirrje për qytetarët e saj që të përfitojnë nga kjo falje pasi që afati fundit për të përfituar nga kjo falje është deri më datë 2 Shtator.2016.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, bënë apel tek të gjithë qytetarët të cilët ende nuk i kanë kryer obligimet e Tatimin në Pronë, nga janari i vitit 2009 e deri më tash, që përfshinë Tatimin në Pronë, taksat dhe të hyrat komunale, lejet urbane dhe të hyrat tjera që vijnë nga ndërtimi, t’i kryejnë ato përndryshe Komuna do të filloj mbledhjet e mjeteve përmes përmbaruesve privat, apo gjykatave kompetente..

Tatimpaguesit përmes kësaj vegëze: https://fatura.tatimineprone-rks.org/ mund të informohen , verifikojnë gjendjen dhe obligimet e tyre në lidhje me tatimin, si dhe të kërkojnë që borxhi t’u çregjistrohet-shlyhet pas pagesës së obligimeve në mënyrë të caktuar me Ligj dhe sipas Udhëzimit.

Ky ligj vlen deri me 02 Shtator të vitit 2016, dhe pastaj tatimpaguesit e humbin të drejtën në këto privilegje dhe mundësi.Për atë, ju këshillojmë, që të verifikoni obligimet tuaja në bazë të tatimit në pronë dhe të shfrytëzoni të drejtat tuaja me Ligj përmes Zyrës së Tatimit në Prone e cila gjendet në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Rahovecit.

Pse është e rëndësishme të paguhet Tatimi në Pronë?

Duke paguar Tatimin në Pronë, ju bëheni pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kualitetit të jetës në Komunën tuaj.
Tatimi në pronë nevojitet për investime në përmirësimin e rrugëve, furnizimin me ujë, kanalizimin, krijimin e hapësirave të gjelbra publike, ndërtimin e shkollave dhe projekteve të tjera të cilat janë në interes të të gjithë qytetarëve.

Çdo qytetar i cili paguan Tatimin në Pronë, është pjesë e rëndësishme në punën e zhvillimit të Komunës, dhe në këtë mënyrë edhe të tërë vendit!

Duke paguar Tatimin në Pronë, ju mund të bëni ndryshime, në qytetin fshatin dhe lagjen tuaj!

Të gjithë qytetarët të cilët janë të interesuar që të shohin se ku është investuar nga mjetet e mbledhura nga tatimi në pronë mund të hynë në vegzën: http://tatimineprone-rks.org/al/INVESTMENTS/municipality/rahovec. /Lajm

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Diskutohet orari i barnatoreve për qytetin e Ferizajt

Sot është mbajtur konsultimi publik për plotësim-ndryshimin e Rregullores për caktimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img