18,05,2024

Komuna e Hanit të Elezit së shpejti edhe me zyre punësimi

Must Read

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune Drejtorin e Zyrës Rajonale për Punësim z.Naim Gashi i shoqëruar edhe nga zyrtarët nga niveli Qendror përkatësisht nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale z.Luan Kastrati dhe Fadil Osmani .
Kryetari Suma dhe Drejtori i Zyrës Rajonale për Punësim z.Naim Gashi, biseduan për mundësin që edhe komuna e Hanit të Elezit të ketë zyrën e saj të punësimit .
Gjatë qëndrimit në komunën e Hanit të Elezit, mysafirët të shoqëruar nga kryetari Suma vizituan edhe objektin ku do të mundë të vendoset qendra e punësimit.
Gjithashtu në shenje respekti delegacioni vizitoi edhe Varrezat e Dëshmoreve në Puset Nikës

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img