27,11,2025

Komuna e Ferizajt vazhdon dezinsektimin

Must Read

Faza e Tretë ( Dezinsektimi Hapsinorë)

Njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt , se me datë 26.07.2023 në ora 20:00 fillon faza e tretë e projektit “Dezinsektimi hapsinorë (eleminimi i insekteve, mushkonjave dhe mizave) në territorin e Ferizajit

Më 26.07.2023 nga ora 20:00 dezinsektimi hapsinorë do të kryhet në të gjithë qytetin , duke u nisur nga Parku i Lirisë dhe vazhduar në rrugën “Brahim Ademi”, ku përfshihen edhe rrugët rreth Zonës së FSK-së, tek Palestra e Sporteve, Sali Çeku, rrugët “Naim Beka” , “Epopeja e Jezercit”, “Zenel Hajdini” , “Enver Topalli “ , Tregu i Gjelbert deri në Fshati Nikadin , për të vazhduar në anën lindore të qytetit që përfshinë rrugët “Ahmet Kaçiku” , “Rexhep Bislimi” , “Vëllezrit Gërvalla” , “Kadri Zeka “ , “Driton Islami “ ,”Reçaku” deri në Magjistrale .

Më 27.07.2023 nga ora 20:00 dezinsektimi hapsinorë do të kryhet në fshatrat:

Nikadin , Varosh , Rakaj , Gaçkë , Greme , Doganaj , Jezerc , Neredime , Manastirc , Balaj , Zaskok , Pleshinë , Gurëz , Komogllavë , Fshati i vjetër , Bibaj , Sojevë , Talinoc i Muhaxherëve , Sazli , Softaj , Pojatë , Papaz

Më 28.06.2023 nga ora 20:00 dezinsektimi hapsinorë do të kryhet në fshatrat: Talinoc i Jerlive , Muhoc , Prelez i Jerlive , Prelez i Muhaxherëve, Surqinë, Cërnillë, Mirash , Rahovicë , Mirosalë , Tërrn , Bablak, Zllatar , Dardani , Slivovë , Koshare , Lloshkobare , Dremjak , Kosinë.

Vërejtje : Në rast të motit me shi dhe erërave të forta, shtyhet orari deri në ditën e ardhshme me mot të mirë dhe vijon sipas orarit të paraparë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img