17,05,2024

Fermerët dhe bizneset ferizajas paraqiten nevojat dhe kërkesat e tyre

Must Read

Ne sesionin e pasdites, nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë me drejtorin e Bujqësisë Burim Bajrami, drejtoren e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, drejtoren e Administratës së Përgjithshme Agnesa Hajredini dhe drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti, kanë mbajtur takimin për hartimin e buxhetit për vitin 2024 me fermerët dhe bizneset ferizajase.

Në këtë takim Nënkryetari Aliu, këta të fundit i ka njoftuar lidhur me planifikimet që po bëhen për hartimin e buxhetit të vitit 2024, duke theksuar se kjo formë e komunikimit me ta ishte më e mirë dhe më e përshtatshme.

Gjatë këtij takimi të pranishmit kanë paraqitur nevojat e tyre. Fermerët kërkuan sa më shumë subvencione, ndërsa bizneset kërkuan që në një formë të bëhet edhe subvencionimi i të gjitha bizneseve të vogla dhe të mesme në komunën e Ferizajt.

Për nesër është paraparë që të mbahet takimi me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Ferizajt nga ora 10 në sallën e Kuvendit të Komunës, ndërkaq nga ora 14:00 poashtu në këtë sallë do të mbahet dëgjimi buxhetor me grupe të nënpërfaqësura ( pensionistët si dhe me personat me aftësi të kufizuar etj).

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img