28,03,2024

Komuna e Ferizajt  shpërndanë  farë misri për 963 fermerë

Must Read

Këtë të shtunë 963 fermerë janë furnizuar  me farë misri, subvencion  nga komuna e Ferizajt.

Se interesimi për kulturën e misrit  është shtuar  dukej sot,  kur  komuna shpërndau rreth 1000 thasë  farë  të kulturës së misrit,  ishte një numër i madh   i fermerëve ferizajas.

Shpërndarjen e farës së  misrit  kishte dalë ta përcjell edhe Xhemajl Reçica  i cili tha se  interesimi për këtë kulturë është në rritje  ku po shihet edhe me interesimin e këtyre  fermerëve.

“Në  krahasim me  vitin e kaluar interesimi  është rritur për  mbi 80%. Vitin e kaluar kemi shpërnda  farë për 500 hektarë ndërsa këtë vit  kemi 963  fermer të cilët kanë më shumë se një hektar  me misër pa llogaritu ata të cilët kanë nën një hektarë. Vlera e këtyre subvencioneve është rreth 28 mijë euro  të cilat i mbulon komuna. Për hektarët e planifikuar  të mbillen këtë vit është planifikuar që komuna të subvencionoj 50%  të farës ndërsa 50 % do të mbulohet nga  fermerët.Këtë vit kemi ndërruar  dhe kemi kontraktuar farën e cila edhe më parë ka qenë më produktive në trevën tonë dhe besoj që këtë vit do të kemi rendimente më të larta” tha Reçica.

Por edhe fermerët të cilët po pritnin në radhë për të marrë farën ishin falënderues për këto subvencione  e cila do tu lehtësoi   që të mbjellin  ata hektarë që kanë planifikuar.

“Këtë vit kam planifikuar të mbjellë me misër rreth 11 hektar  për çka sot   nga komuna mora 11 thasë me farë. Edhe  pse kjo nuk është e mjaftueshme për të 11 hektarët, por sa dëgjova, subvencioni është  50/50 dhe pjesën tjetër do e mbulojmë ne”  tha Arben Bytyqi nga fshati Tërrn i cili për subvencione kishte aplikuar me 11 hektarë tokë për mbjellje me kulturën e misrit.

13036345_1033600710020175_2136291107_o 13009688_1033600726686840_409318310_o 13000394_1033600760020170_759969036_o 13035550_1033600776686835_691557675_o

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img