26,11,2025

Komuna e Ferizajt shpërndan 20 grante për bizneset e vogla

Must Read

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, gjatë ditës së sotme ka bërë shpërndarjen e pajisjeve në kuadër të Fondit të Punësimit. Sipas drejtorit të kësaj drejtorie Zekir Bytyqit, në kuadër të Fondit të Punësimit, po shpërndahet ky kontingjent me pajisje të ndryshme për bizneset e vogla, ku përfitues të këtyre granteve janë kryesisht gra që kanë bizneset e tyre.

“Sot po shpërndahen 20 grante për bizneset e vogla, prej tyre 10 grante kanë shkuar për rrobaqepësi, 5 grante për gatime tradicionale, 5 grante për ëmbëlsira dhe një grant ka shkuar për shkollën profesionale të bujqësisë. Këto grante po ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e këtyre bizneseve dhe punësimin e të rinjëve dhe të rejave në Komunën e Ferizajt. Këtë vit është analizuar çështja e punësimit të grave dhe mbi 50 për qind e përfituesve janë gra dhe po besoj që edhe në të ardhmen do të ndihmojmë gratë në biznes”, është shprehur drejtori Bytyqi. pasi që është një numër i vogël që janë pronare gratë.

Naxhie Hashani, e cila merret me gatime tradicionale është njëra ndër përfituesit e këtij granti të Fondit të Punësimit. Ajo është shprehur falënderuese ndaj Komunës së Ferizajt për këtë ndihmë të ofruar.

Edhe Selvete Hetemi, e cila merret që 15 vite me gatime të ëmbëlsirave ka thënë se kjo është hera e parë që ka përfituar një grant të tillë. Ajo planifikon që viteve në vazhdim edhe të bëjë zgjerimin e biznesit të saj.

U bë e ditur se gjatë javës së ardhshme do të bëhet edhe shpërndarja e makinerisë për mobileri, ndërsa shumë shpejt do të bëhet edhe thirrja e dytë për shpërndarjen e 10 granteve të tjera për rrobaqepësi si dhe 4 grante të tjera të mobilierisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img