29,04,2024

Komuna e Ferizajt ndan parcelë për ndërtimin e pishinës gjysmë olimpike

Must Read

Këtë të enjte është mbajtur mbledhja e parë e këtij viti e Kuvendit të Komunës së Ferizajt. Në këtë mbledhje morri pjesë Kryesuesja e Kuvendit Kristina Gashi –Bytyçi, e shoqëruar edhe nga nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati si dhe drejtorët e drejtorive komunale. Fillimisht para të pranishmeve, Kryesuesja ka paraqitur edhe pikat e rendit të ditës që ishin përgatitur për këtë mbledhje.

Në këtë mbledhje përveç pikave që morën dritën jeshile në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa, si pikë shtesë në këtë mbledhje hyri edhe propozim- vendimi për ndarjen e pjesës së ngastrës kadastrale 529-0 ZK në Ferizaj, me sipërfaqe prej 2500 metra katror e cila parcelë ka një sipërfaqe prej 37582 metra katrorë, pronë e komunës së Ferizajt. Këtë propozim e bëri drejtori i Pronës Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, i cili theksoi se kjo pjesë e kësaj ngastre po ndahet për ndërtimin e pishinës gjysmë-olimpike. Kjo pikë e rendit të ditës kaloi me disa diskutime të anëtarëve të Kuvendit të Komunës.

Në këtë mbledhje me vota unanime të anëtarëve të këtij kuvendi u more vendimi edhe për caktimin e orarit të mbledhjeve të Kuvendit të komunës për vitin 2020.

Ndërkaq drejtori i Urbanizimit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu, ka bërë propozim-vendimin e Rregullores për Vendosjen, ndërtimin dhe largimin e objekteve të përkohshme në pronën publike. Për këtë pikë pati diskutime nga të gjitha subjektet politike , ndërsa kjo rregullore kaloi me 20 vota të anëtarëve të KK-së.

Në këtë mbledhje u morr vendim edhe për ndarjen e subvencioneve në lëmine e bujqësisë.

E nga ana tjetër, edhe drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli ka bërë edhe propozim-vendimin për këmbimin e disa pjesëve kadastrale në Babush të Ri, në fshatin Mirosalë, Dardani si dhe të një ngastre në fshatin Papaz. Të gjitha këto pika të rendit u miratuan nga ana e asamblistëve komunal.

Në fund të kësaj mbledhje u parashtruan edhe shumë pyetje dhe kërkesa të asamblistëve ndërkaq janë përgjigjur nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati si dhe drejtorët e drejtorive komunale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img