28,04,2024

Komuna e Ferizajt ndan buxhet për mirëmbajtje të varrezave dhe rregullimin e tregut të gjelbër

Must Read

Në mbledhjen e  Kuvendit Komunal  i cili është mbajtur ditën e djeshme janë marrë edhe dy vendime të rëndësishme. Për herë të parë Komuna e Ferizajt  ka ndarë buxhet për mirëmbajtjen e varrezave. Po në këtë mbledhje është marrë vendim që të ndahet buxhet edhe për rregullimin e tregut të gjelbër në Ferizaj.

“Në vendimin e djeshëm të Kuvendit të Komunës për buxhetin e vitit të ardhshëm është i përfshirë edhe një projekt i rëndësishëm për qytetin tonë.Për herë të parë në historinë e Ferizajt, është ndarë buxhet për rregullimin e tregut të gjelbër.Me këtë edhe Ferizaj do ta ketë një treg me plan dhe të rregulluar siç duhet” ka shkruar Lulzim Aliu, Drejtor I Urbanizmit në Ferizaj.

Ndërsa vendimin  për ndarjen e buxhetit për mirëmbajtjen e  varrezave drejtori Aliu e ka quajtur shumë të rëndësishem dhe kapropozuar që ky  vendim të merret edhe në nivel shtetërorë.

“Më shumë se sa me u krenu është me të ardh keq që, për herë të parë në historinë e Ferizajt, komuna ndan buxhet për mirëmbajtje të varrezave. Tash e tutje do të kemi varreza të planifikuara, të pastërta e të dinjitetshme. Do të përpiqemi që edhe në buxhetin e Kosovës të futet kod i veçantë për këtë shërbim sikur që është kodi për mirëmbajtje të rrugëve, të parqeve etj. Me këtë do të detyroheshin të gjitha komunat që patjetër ta kenë këtë shërbim dhe të mos mbetet në vullnetin e kryetarëve të komunave@ ka shkruar Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img