04,05,2024

Komuna e Ferizajt ka realizuar katër pika ushqyese për kafshët e egra

Must Read

Komuna e Ferizajt tashmë ka realizuar  një projekt strategjik   duke vendosur katër ushqyese të cilat  janë në të mirë të ushqyerit e  kafshëve të egra, ushqyerje kjo që ndikon në  mirëqenien e njerëzve dhe sigurimin e ushqimit  për kafshët në mënyrë  që ato të mos dëmtojnë bagëtinë dhe të mbjellat.

“Në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, edhe në territorin e Komunës së Ferizajt ekzistojnë kafshë të egra, e mund të them  se ekzistojnë një numër I madh I kafshëve të egra, duke përfshirë këtu edhe ariun, ujqit, drerët, derrat e egër  dhe lepujt.  Ne si Drejtori e Bujqësisë dhe Pylltarisë kemi pasur interesim  të jashtëzakonshëm që kjo pjesë e gjallesave të ketë mbrojtje nga ana e Drejtorisë dhe me këtë rast, në bazë të ligjeve të aplikueshme  në Kosovë, ne kemi bërë një shpallje publike për dhënien në menaxhim të vendgjuetive në komunën tonë me qëllim  që këto vendgjueti dhe ky fond I kafshëve të menaxhohet nga një shoqatë apo organizatë joqeveritare të ruhet fondi I kafshëve të egra. Ne I kemi përfunduar të gjitha procedurat, kemi bërë regjistrimin e  kafshëve  që gjenden Brenda territorit të komunës sonë dhe kemi dhënë në menaxhim vendgjuetinë shoqatës së vetme në komunën tonë, “Shoqatës Shqiponja”   e cila po vazhdon  të menaxhoi vendgjuetinë. Kjo shoqatë , në bazë të kontratës është e obliguar që të monitoroi edhe gjuetinë ilegale , nëse haset në terren dhe të ruajnë fondin e kafshëve të egra  Brenda territorit të komunës së Ferizajt” ka thënë  Burim Bajrami, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari.

Komuna e Ferizajt këtë furnizim me ushqim po e realizon në bashkëpunim me klubin  e gjahtarëve “Shqiponja”

Drejtori Bajrami  tha se kanë gjetur bashkëpunim  dhe tashmë furnizimi është duke shkuar në rregull.

“Derisa shoqata është e obliguar që të mos ketë  gjueti ilegale, ata janë të obliguar që të shpërndajnë edhe ushqim kophë pas kohe, ashtu që këto temperature të ulëta dhe bora e ditëve të fundit të mos u shkaktoj problem  shëndetësore kafshëve të egra dhe të mos kenë mungesë të ushqimit.   Por shpesh këtë po e shfrytëzojnë keqbërësit të cilët  pasi shpërndahet ushqimi , ata vendosin prita dhe  dëmtojnë kafshët. Kjo po na shkakton telashe të vazhdueshme me gjuetinë ilegale, për çka  edhe kemi formuar një komision që  në mënyrë të vazhdueshme  bënë kontrollimin nëpër terrene, me të vetmin qëllim që ta mbrojmë këtë fond të kafshëve të egra dhe tu pamundësojmë gjahtarëve ilegal që të zhvillojnë veprimtarinë e tyre. Ne poashtu edhe përmes shoqatës “Shqiponja” bëjmë trusni të vazhdueshme që ata të vazhdojnë që me rojet e tyre të jenë në teren dhe të mos lejojnë që ky fond të dëmtohet . Jemi të interesuar që këtë fond ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta rritim” ka thënë Bajrami.

    Këtë  praktikë të shpërndarjes së ushqimit  Drejtori Bajrami e arsyeton se  kjo i zvogëlon edhe dëmet që i shkaktojnë kafshët e egra, sidomos të ariut dhe ujqve.

Bajrami tha se dëme nga këto kafshë  ka pasur viteve të kaluar por që ky projekt mundëson që këto dëme të zvogëlohen. Gjithashtu Bajrami ka bërë apel që të respektohen ligjet e gjuetisë dhe të ruhen kafshën e mbrojtura me ligj, transmeton Tv Liria

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img