03,05,2024

Komuna e Ferizajt e vendosur të mbështesë Qendrën për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve “Shtëpia ime”.

Must Read

Kryesuesja e Kuvendit të  Komunës së Ferizajt, znj.Kristina Gashi Bytyçi me përfaqësueset e partive politike të KK-së dhe Togeren Teresa Smalls Komandante e LMT Ferizaj, vizituan qendrën për strehimin e vi ktimave të dhu nës në familje, dukuri ne gative kjo që tani në kohë pandemie fatke qësisht ka shënuar rritje në Republikën e Kosovës, ashtu edhe në komunën tonë.

Komuna e Ferizajt mbështetë Qendrën për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve duke shqyrtuar mundësinë për dhënien në shfrytëzim të një parcele e cila do të mbulojë një nga sfidat më të rëndësishme me të cilën përballen dhe do jetë një zgjidhje afatgjate për këtë kategori.

Kërkohet një ndërgjegjësim shoqëror dhe kulturor, bashkëveprim i forcave policore, shërbimeve sociale për trajtimin e vi ktimave të dhu nës në bashkëpunim me strehimoret.

Me punën dhe përkushtimin tonë maksimal, si politikan, mësues, mjek, avokat, gjyqtar, prokuror, e në çfarëdo kapaciteti publik dhe profesional, i inkurajojmë qytetarët në mbarë vendin të gjejnë mbështetje tek ligji, të kërkojnë drejtësinë si dhe të besojnë në institucione, sepse ato ekzistojnë për t’i mbrojtur ata.

Shoqëria jonë ka nevojë t’i adresojë dukuritë që e kë rcënojnë mbarëvajtjen e saj dhe mirëqenien e qytetarit. Përpjekjet tona duhet të përqendrohen në veçanti në krijimin e një ambienti në të cilën fëmijët tanë rriten me kujdes, dashuri, dhe qasje në shkollim, në frymën e edukatës, të lirë nga dhu na dhe stereotipet gjinore. Një qasje e tillë në afat të gjatë do të sigurojë zbatimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe vlerave të tjera që ne i ndajmë me civilizimin evropian.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img