02,05,2024

Kompania “Ecolog” dhuroi 50 tabletë për nxënësit ferizajas

Must Read

Mbështetja familjeve në nevojë përveç nga institucionet e shtetit po vijon fuqishëm edhe nga donatorët vullnetmirë. Kështu edhe donacioni prej 50 tabletëve që dhuroi sot Kompania “Ecolog” me pronar Lazim Destanin për nxënësit e Ferizajt përkatësisht familjet në nevojë që kanë fëmijët në procesin mësimor, është i mirëseardhur e me peshë.

Për ta pranuar këtë donacion, përfaqësuesit e kompanisë “Ecolog” u mirëpritën sot nga i pari i Ferizajt, Agim Aliu dhe drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu tha se donacione të tilla janë investim me peshë për të ardhmen e fëmijëve e të rinjve ku mirëfilli dijmë se teknologjia informative ka përparuar botën.

Në anën tjetër përfaqësuesit e kompanisë “Ecolog” u shprehën se “Ky projekt ka qenë një sfidë e rallë logjistike, por edhe një emocion i veçantë. Jemi shumë të kënaqur që përkrah vështirësive të mosfunksionimit të rregullt të tregjeve arritëm ta finalizojmë projektin e furnizimit të paisjeve elektronike për fëmijët në nevojë edhe në Kosovë. Lehtësimi i familjeve dhe gëzimi në fytyrat e fëmijëve, është kënaqësia jonë më e madhe” duke përcjellur edhe mesazhin e pronarit të kësaj kompanie, filantropit Lazim Destani se “Arsimi dhe shkenca janë pistonët kryesorë të një shoqërie, investimet dhe mbështetjet e këtyre segmenteve janë mbështetja më e madhe që mund t’i bësh një kombi. Andaj vendosëm që këtë donacion t’ua dedikojmë nxënësve që për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme teknologjike mbetën jashtë procesit arsimor. Digjitalizimi është gjithashtu një proces i pashmangshëm i një shoqërie, andaj edhe donacionin e shohim me kuptim afatgjatë”.

Drejtoria e Arsimit në Ferizaj, pas analizës e vlerësimit të nxënësve më në nevojë do t’i dhuroj 50 tabletët për nxënësit ferizajas.

Komuna e Ferizajt shpreh falënderimin publik për donatorin për pajisjet teknologjike që i dhuroi sot Komunës së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img