26,11,2024

Kompania e mbyllur, publikoi sondazh që nxori Albin Kurtin ‘Kryeministër’ (Dokument)

Must Read

Por kush është kjo kompani që edhe partinë e Kryeministrit Mustafa e lë pas partisë opozitare Vetëvendosje?

“Ubo Consulting”, një kompani jo fortë e njohur dje morri guximin që të përcaktonte renditjen e partive dhe liderëve kosovarë në politikën e vendit, nëse zgjedhjet do të mbaheshin tash, raporton Express.

Si për çudi, deri sa ata shpallën PDK’në e Kadri Veselit si paria e parë në vend, ata thanë që jo lideri i saj, por ish-lideri i partisë Vetëvendosje do të dëshirohej për kryeministër, sipas një matje të opinionit që ata e bënë.

Në këtë matje të opinionit, që nga mediat u citua si sondazh i kohëve të fundit, ata thanë që partia e Kryeministrit Isa Mustafa do të mbetej e treta në radhë nëse mbahen zgjedhjet tash.

Por, kush është kjo kompani?

Në regjistrin e bizneseve të Ministrisë së Tregtisë shfaqet një kompani me këtë emër, pra “Ubo Consulting’, por e njëjta del të jetë regjistruar në vitin 2002. E për çudi, tash kompania figuron si jo aktive: “Biznesi është shuar” thuhet në njoftimin fillestar në profilin e kësaj kompanie në regjistër të bizneseve.

Kjo kompani ka një ueb-faqe, por për çudi edhe kjo e dhënë publike nuk ndihmon që të dihet se kush është kompania në fjalë, sa i përket punëve dhe besueshmërisë së tyre, pos që konfirmon që personi që ishte pronar në biznesin tashmë të shuar, Uliks Osmani është edhe drejtues i këtij biznesi.

Megjithëse kompania pretendon 15 vjet përvojë, një shikim në arkivat elektronike e nxjerr ueb-faqen e tyre si portal që ka pasur vetëm 4 aktivitete në të kaluarën, kurse krejt aktiviteti i tyre nis në këtë vit.

Ndryshe, sipas raportimeve të mediave, “Ubo Consulting” gjeti në sondazhin e tyre se nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme, do të votonin 48 % e qytetarëve të Kosovës.

Në këtë sondazh të bërë këtë muaj, kompania tashmë e shuar thotë se 24.1 % e qytetarëve i  kanë thënë se do të votojnë për Partinë Demokratike të Kosovës, ndërkaq 23.3 % e tyre, kanë thënë se do të votojnë për Lëvizjen Vetëvendosje, kurse LDK-ja ka dalë e treta me 19.7 për qind.

Derisa, Albin Kurti, sipas kësaj kompanie, është lideri më i përshtatshëm për kryeministër të vendit.

Menjëherë pas tij është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa i treti është presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi.

Në sondazhin e bërë këtë muaj nga kompania Ubo Consulting, 48% e qytetarëve të anketuar, kanë thënë se do të votonin nëse zgjedhjet organizohen në një të ardhme të afërt.

Papunësia, luftimi i korrupsionit dhe zhvillimi ekonomik, janë tri prioritetet kryesore, në të cilat, sipas qytetarëve, partitë politike duhet të fokusohen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img