21,02,2025

Komandanti i KFOR-it: Pse mos ta vizitojë Thaçi Ujmanin?

Must Read

Zëdhënësi i KFOR-it, kolonel Vincenzo Grasso ka konfirmuar se “Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vizituar sot Ujmanin, në pjesën veriore të Kosovës”, por e ka demantuar lajmin se Presidenti ka qenë i shoqëruar nga njësitet speciale ROSU.

“Po, Thaçi e ka vizituar Ujmanin në veri të Kosovës, Pse mos ta vizitojë ate? Për diçka të tillë sa e di unë Presidenti i vendit nuk ka nevojë ta njohtojë KFOR-in”, ka deklaruar për InfoGlobin Vincenzo Grasso.

Ai ka përgënjeshtëruar lajmet e publikuara në një pjesë të mediave serbe se aty ka pasur arrestime.

“Nuk ka pasur kurrëfarë arrestimesh e as prezencë të forcave të ROSU-së. Me Thaçin ishin pjesëtarët e mbrojtjes së tij të afërt dhe Policia e Kosovës, pra pjesëtarët e saj që ndodhen aty dhe janë funskionalë tash e sa vite”, ka deklaruar mes tjerash Grasso.

Pas lajmit për vizitën, sipas Grassos, KFOR ka dërguar helikopterindhe një njësi patrulluese.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Historia e elektrifikimit të Kosovës nga drita e parë deri të shtëpia e fundit

Nga viti 1921, kur u ndez drita e parë, deri në vitin 1983 kur u bë elektrifikimi i plotë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img