29,04,2024

Komandanti i KFOR-it  ka vlerësuar lartë marrëdhëniet  e mira me komunën e Ferizajt

Must Read

Pas vizitës së djeshme  të Komandantit të KFOR-it që I bëri  komunës së Ferizajt, Komanda e KFOR-it ka lëshuar një komunikatë ku ka  përgëzuar  kryetarin e Ferizajt  Muharrem Svarqa për angazhimin dhe vullnetin e mirë  për bashkëpunim dhe kultivimin e marrëdhënieve të mira   që ekzistojnë në mes KFOR-it dhe Komunës së Ferizajt.

Komunikatën lëshuar  nga komanda e KFOR-it  mund ta lexoni të plotë në vazhdim:

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Guglielmo Luigi Miglietta, u takua me Kryetarin e Ferizajt, z Muharrem Svarqa.

Gjatë këtij takimi u diskutua gjendja aktuale socio-ekonomike dhe situata e sigurisë në Kosovë me fokus të veçantë në pjesën lindore të rajonit. Major General Miglietta përgëzoi z Svarqa për angazhimin e tij dhe vullnetin e mirë për të dyja palët që po bëjnë për të ruajtur dhe për të rritur marrëdhëniet tashmë shumë të mira që ekzistojnë mes pjesëtarëve të KFOR-it dhe Komunës.

Nga ana tjetër kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa , ka vlerësuar tejet lart kontributin e KFOR-it që po jep në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për gjithë popullin e Kosovës.

“Prania e KFOR-it është shumë i rëndësishëm për qytetarët dhe për stabilitetin e rajonit”, tha kryetari i komunës.

Gjatë takimit General Miglietta tha se KFOR-i është i angazhuar që për të bashkëpunuar me autoritetet lokale dhe aktorëve ndërkombëtare për të përmirësuar situatën e sigurisë.

Vizita e komandantit të përgjithshëm të KFOR-it General Miglietta,ishte në kuadër të vizitave të rregullta që po bënë me të gjithë kryetarët e Komunave të Kosovës.

13237852_1179016005466554_8990881929158694452_n (1)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img