14,11,2024

Klubi i karatesë ”Kastrioti” fiton 25 medalje në ”Katana Open 2018”

Must Read

Këto janë vetëm disa nga medaljet që garuesit e klubit të karatesë “Kastrioti” nga Ferizaj,  Alma Loku, Denisa Shabani dhe Arbi Rexhepi, kanë fituar gjatë këtij viti në gara vendore dhe ndërkombëtare.

Këta tre garues të cilët janë edhe kampionë të dyfishtë të Kosovës në karate, tregojnë për triumfet e fundit që patën në turneun ndërkombëtar “Katana Open 2018”, që u zhvillua në Gjilan.

“Gjatë këtij viti kam arritur shumë rezultate, tani në garën e fundit që është mbajtur në Gjilan e kam marrë vendin e parë, po ashtu gjatë këtij viti kam qenë e lënduar dhe kam munguar në disa gara, por tani jam rikthyer dhe shpresoj se ka me vazhdu prapë me suksese, edhe në fund të muajit nëntor do të marrë pjesë në kampionatin ballkanik për kadet junior dhe U21, për këtë garë do të punoj shumë dhe shpresoj se do të arrijë rezultate dhe për të gjithë këtë sukses timin falënderoj prindërit dhe trajnerët”, tha karateistja Alma Loku.

“Gjatë këtij viti i kam 8 medalje të arta, 2 të argjenda dhe 2 të bronzta, gara e fundit ka qenë në Gjlilan ”Katana Open”, unë aty e kam marrë vendin e parë ku e kam mundur kampionen e shumfishtë të Gjilanit dhe jam shumë i kënaqur, por nuk kisha mundur me arrit pa ndihmën e trajnerëve e prindërve dhe është ndjenjë e mirë të jesh fitues, pasi rrallë ndokush e ka mundur atë dhe unë me herën e parë e munda”, tha karateisti Arbi Rexhepi.

“Unë këtë vit i kam mbi 20 medalje të arta, gara e fundit që ishte në Gjilan kam zënë vendin e parë dhe u ndjeva shumë mirë, sepse e kam mundur nënkampionen ballkanike dhe e zura vendin e parë  dhe  nuk do të mund ta merrja këtë vend po të mos ishte ndihma e trajnerëve dhe prindërve, ndërsa tani gara e radhës është në Shqipëri, mendoj se edhe aty do ta zë vendin e parë”, tha karateistja Denisa Rexhepi.

Kryetrajneri i klubit të karatesë “Kastrioti”, Gani Mahalla,  tha se ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për klubin e tyre, ku brenda 10 muajve kanë fituar afër 300 medalje të ndryshme.

“Për neve është thuajse viti më i suksesshëm sepse përveç garave kombëtare kemi edhe gara ndërkombëtare në arenën ballkanike dhe evropiane dhe sa i përket numrit të medaljeve jemi numër një në Kosovë, momentalisht i kemi  80 medalje të arit, 84 të argjenda dhe të bronzta 111. Deri në fund ka mbetur kupa “Adem Jashari”, kampionati mbarëkombëtar dhe besoj se do të arrijmë 100 medalje të arit”, tha Mahalla.

Padyshim, suksesit të këtyre garuesve më së shumti iu gëzohen prindërit.

“Ajo që na motivon neve për me punu më shumë janë sukseset e fëmijëve tanë, por vlen të theksohet edhe përkushtimi i trajnerëve kur tani gjithçka është matrializuar në këtë kohë, këta trajnerë pa asnjë përfitim bëjnë angazhim maksimal që fëmijët tanë me qenë të sukseshëm”, tha Agim Rexhepi, babi i karateistit Ardi Rexhepi.

Klubi i karatesë “Kastrioti” nga Ferizaj dy ditë më parë është shpallur klubi më i suksesshëm në turneun ndërkombëtar “Katana Open 2018” që është mbajtur në Gjilan, ku në mesin e 47 klubeve nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia,  “Kastrioti” arriti të fitoj 25 medalje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img