04,05,2024

KKZ në Ferizaj fillon trajnimin e administruesve për zgjedhje

Must Read

Sot  në Ferizaj kanë filluar  trajnimet e administruesve  të cilët do të përcjellin zgjedhjet nacionale të 6 Tetorit.

Punën e trajnimeve të administruesve  sot e ka përcjellë edhe Kryetari i Këshillit Zgjedhorë  Komunal në Ferizaj, Shaban Rexha.

Gjatë kësaj vizite ai  u ka dhënë edhe udhëzime shtesë dhe  ka  njoftuar administruesit  për rëndësinë e këtij procesi.

“Për  këto zgjedhje     nacionale  në komunën e Ferizajt janë të angazhuar rreth 900 administrues    të cilët do të përcjellin dhe monitorojnë procesin zgjedhorë.  Këta administrues do të jenë  përgjegjës  për rrjedhën  e votimeve në  ditën  kur të gjithë  janë të barabartë, ku pavarësisht postit , gjendjes ekonomike   do te kenë vetëm një votë.  Përgatitjet janë bërë me kohë , por edhe një pjesë e administruesve tashmë kanë një përvojë dhe besoj që edhe ditën e zgjedhjeve do të jetë gjithçka në rregull dhe na ana  organizative dhe administrative nuk do të ketë probleme” ka thënë Rexha

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img