Vëllezërit, të moshës 31 dhe 28 të lindur në Kosovë, u arrestuan të premten në mëngjes në Duisburg, shkruan Bild, transmeton Gazeta Express.
Gjermania është në gatishmëri të lartë pas sulmit të së hënës në Berlin, që la 12 persona të vdekur.
Megjithatë, po vazhdon ndjekja e terroristit Anis Amri, në të gjithë Europën, mirëpo ende nuk dihet nëse kosovarët kishin lidhje me të apo jo.
Mirëpo, ajo që dihet fillimisht, sipas policisë, kosovarët kishin në plan ta sulmonin qendrën tregtare në Oberhausen “Centro”./GazetaExpress/
Këto janë pamje nga momenti i arrestimit dhe vetura e vëllezërve kosovarë:
.