04,05,2024

Kjo është gjendja shëndetësore e punëtorëve të lënduar të “Betchel-Enka”. Video nga aksidenti

Must Read

Pasditen e sotme janë lënduar tre persona të “Betchel-Enka” në punimet e autostradës “Arbën Xhaferi”.
Të lënduarit janë bartur për në Spitalin e Ferizajt ku dhe janë duke marrë trajtimin e nevojshëm.

Sipas Sefedin Fazliut, shef i shërbimit të emergjencës, gjendja e të lënduarve është stabile.

“Kemi gjithsej gjashtë persona të lënduar të cilët u rrëzuan nga një lartësi. Personat janë në gjendje stabile, por kanë disa lëndime të lehta. Dy prej tyre janë të lënduar më shumë, kurse një nga ta do të transferohet për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të tjerët janë të lënduar më lehtë”, tha ai për Klan Kosovën.

Ndërsa sipas Fazliut, në mesin e të lënduarve është edhe një person i komunitetit turk.

“Dy janë të lënduar më rëndë, dy kana pasuar vetëm fraktura, dy të tjerë lëndime të lehta të cilët pas tretmanit janë lënduar për në shtëpi, njëri nga të lënduarit është i komunitetit turk dhe gjendja e tij është stabile”.
Një video nga vendi i ngjarjes dërguar nga një qytetarë,e ku janë lënduar tre persona të “Betchel-Enka” në punimet e autostradës “Arbën Xhaferi” .

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img