04,05,2024

Këto janë vendimet që mori kryetari Aliu me Shtabin Emergjent të Ferizajt

Must Read

Asnjë ferizajas nuk është prekur nga Koronavirusi. Këtë konstatim nxori takimi i sotëm i Shtabit Emergjent. Për të izoluar çfarëdo mundësie të përhapjes së virozës në funksion të mirëstrukturimit të mekanizmit mbrojtës, mjekëve e infermierëve, morëm vendim që:

– Emergjenca Primare të shërbej si pikë kontrolli shëndetësor për të gjitha rastet e dyshuara me Koronavirus në Ferizaj. Të gjitha qendrat tjera shëndetësore në Ferizaj duhet t’i orientojnë rastet e dyshuara në këtë pikë;

– Krijuam Ekipin Lëvizës për Intervenim të përbërë nga mjekë e infermierë të QKMF-së dhe Spitalit të Përgjithshëm të cilët sipas nevojës e thirrjes do të intervenojnë direkt në hapësirat banuese të të dyshuarve të prekur me këtë virus, pa e mundësuar qarkullimin e tyre rrjedhimisht përhapjen e virusit në hapësira e lokale shëndetësore e të tjera;

– Urdhëruam riorganizimin e orarit të ekipeve vepruese shëndetësore në kujdestari për ta mbrojtur shëndetin e tyre dhe të qytetarëve;

– Kërkojmë nga institucionet private e veprimtaritë afariste të marrin masa radikale mbrojtëse e reduktim esencial të punonjësve potencialisht të ekspozuar nga rreziku i virusit;

– Reduktuam esencialisht stafin, por pa bllokuar funksionimin e punës së administratës komunale;

– Kërkojmë nga qytetarët që për shëndetin e punonjësve të pastrimit/ mirëmbajtjes të qytetit, të mbyllin mirë qeset e mbeturinave që këto të fundit, të shpërndara mos të përhapin rrezik për shpërndarjen e virusit.

Siç e kërkon nevoja e mobilizimit në gjendje emergjente të shëndetit publik, pa panik, por vigjilentë po marrim të gjitha masat mbrojtëse për jetën e shëndetin e gjithë qytetarëve!

Bindje ndaj udhëzimeve për t’iu shmang lëvizjeve të panevojshme e masat higjienike-mbrojtëse është gjithçka që kërkojmë nga ju bashkëqytetarë që të shmangim rreziqet.

Kujdes PO, panik JO

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohen katër shtetas të RMV-së, tre për gjuajtje me armë e një me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img