Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën ka shqyrtuar projektligjin për pagat në Sektorin Publik.
Pas shqyrtimit, Komisioni i ka dërguar Kuvendit të Republikës së Kosovës për miratim, projektligjin në fjalë, shkruan Indeksonline.
Nënkryetarja e Komisionit për Administratë Publike, Shqipe Pantina ka publikuar në profilin e saj në Facebook listën e zyrtarëve publik dhe koeficientin e pagave të tyre.
Në listë prin i pari presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me koeficientin 10 të pagës mujore, derisa më parë e kishte 12.
Vlen të theksohet se një koeficient ka vlerën e 239 eurove.
“Shume qytetare e zyrtare publik me kane derguar dhjetra pyetje per koeficientet per pozita te ndryshe. Me posht gjeni tabelen me koeficient. ( me vjen keq per cilesine e fotove) ” ka shkruar Pantina
Më poshtë listat e zyrtarëve publik dhe pagat që ata do të marrin pas miratimit të projektligjit në Kuvend.








