29,04,2024

Bedri Hamza: Për të dhënë, duhet pasur, për të pasur duhet të merren dikund

Must Read

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se megjithë situatën aktuale në vend ata do të vazhdojnë punën e tyre në Qeveri.

Në pyetjen se a do të jetë të hënën që vjen në pozitën e ministrit, Hamza është përgjigjur: “Nuk pres që do të ketë lëvizje dhe ndryshim të situatës shumë shpejtë, apo periudha afatshkurta, por në politikë kurrë s’i dihet. Secili në momentin që pranon postin politik duhet ta kesh të qartë që ‘sabahi të çelë e akshami nuk të errë’”

“Ka mundësi që në politikë ndodhin gjëra të paparashikuara. Me aq sa kam informacion – s’ka qenë situatë e lehtë, por mendoj se ne do ta vazhdojmë punën”, ka shtuar ai, njofton Klan Kosova.

Sa i përket përballjes me greva dhe kërkesat për rritje të pagave, i pari i kuletës së shtetit, ka thënë se për të dhënë, duhet pasur.

“Gjithmonë e para për të dhënë, duhet pasur, për të pasur duhet të merren dikund. Nuk guxojmë t’i kalohen linjat e kuqe, ku rrezikohet stabiliteti makrofiskal i vendit”.

Ai ka thënë se kërkesat e kategorive që kërkojnë këtë rritje po trajtohen me kujdes, seriozitet dhe racionalitet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img