15,05,2024

Këto janë datat e mbajtjes së Provimit të Maturës sipas regjioneve

Must Read

Sot është bërë tërheqja publike e shortit për renditjen e mbajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore nëpër regjione.

Sipas shortit, këto janë datat  e mbajtjes  së Provimit të Maturës sipas regjioneve

Në regjionin e Prishtinës pjesa e parë e Testit të Maturës do të mbahet më 12.06.2019,

Në regjionin Ferizajt dhe Gjilanit më 13.06.2019,

 Në regjionin me Prizrenit dhe Gjakovës më 14.06.2019 dhe

 Në regjionin e Pejës dhe Mitrovicës më 15.06.2019.

Renditja e regjioneve sipas tërheqjes së shortit do të jetë e njëjtë edhe në pjesën e dytë të Testit të Maturës, e cila fillon

 Në regjionin e Prishtinës, më 19.06.2019,

 Në regjionin e Ferizajt dhe Gjilanit,  më 20.06.2019

 Në regjionin e Prizrenit dhe Gjakovës më 21.06.2019 dhe

Në regjionin e Pejës dhe Mitrovicës  më 22.06.2019

“Pres administrim të mirë të procesit dhe rezultate të mira në test, ndërsa MAShT ka marrë të gjitha masat që të eliminohen të gjitha dobësitë, të cilat janë identifikuar në vitin e kaluar.Shpresojmë që pas marrjes së informacioneve të renditjes së regjioneve, DKA-të do të fillojnë përgatitjet, në mënyrë që testi të zhvillohet sipas procedurave të parapara. Shpresojmë që edhe këtë vit të kemi një mbarëvajtje të testit, pasi që viti i kaluar tregoi se kemi pasur një formë më të mirë të mbajtjes dhe vëzhgimit së testit, duke arritur që të kemi rezultate reale.Ndërkohë presim që të hapet edhe debat publik për të gjetur formën më të mirë të organizmit të Testit të Maturës, pas debateve publike që janë mbajtur nëpër regjione, për çka edhe Banka Botërore është shprehur e gatshme që të përkrahë MAShT-in në këtë drejtim” ka thënë Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img