16,06,2025

Këtë vit, Kuvendi i Komunës mori 81 vendime

Must Read

Fundviti 2019, bëri përmbledhjen edhe të punës së Kuvendit të Komunës. Për këtë, paraditen e sotme doli në konferencë për media, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi e cila paraqiti sukseset, sfidat dhe gjithë angazhimin e punonjësve e anëtarëve të Kuvendit të Komunës gjatë viti 2019.

Dhjetëra akte ligjore, vendime, rregullore, statute e diskutime u ndërmorrën gjatë një viti kalendarik të Kuvendit të Komunës. Kjo flet për një agjendë dinamike të këtij institucioni, bazuar në propozimet e ekzekutivit të Komunës.

Kryesuesja Bytyçi njoftoi qytetarët ferizajas mbi të arriturat e organit legjislativ lokal, ku mes tjerash tha se gjatë vitit 2019, Kuvendi i Komunës përveç 81 vendimeve, miratoi dhe ndryshoi 6 rregullore komunale siç është ajo mbi themelimin dhe strukturimin e asambleve komunale të fëmijëve, plotësim ndryshimi i Rregullores për Dhënien e Dekoratave, Rregullorja për Transparencën Komunale, Rregullorja Komunale për Varrezat – ofrimin e shërbimeve të varrimit dhe mirëmbajtjen e tyre, rregullorja për rregullin dhe shërbimet komunale si dhe ajo mbi vendosjen e tatimit në pronë të paluajtshme për vitin tatimor 2020.

Detajet gjeni në video e plotë të konferencës për media të Kryesueses së Kuvendit të Komunës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img