28,04,2024

Këta janë nxënësit nga komuna e Ferizajt që do të garojnë në nivel Republikan

Must Read

Gara republikane e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik do të mbahet më datat 22 – 23 qershor 2019, në hapësirat e kampusit të kolegjit AAB, Rr. ”Elez Berisha”, nr. 56, Zona Industriale Prishtinë – Fushë Kosovë.

Bashkëngjitur gjeni listat e nxënësve pjesëmarrës në garën e Kreativitetit Kulturor nga Komuna e Ferizajt  dhe  kohën kur ata do të performojnë.

Në garat e nivelit republikan do të marrin çmime dhe do të shpërblehen vendi i parë, vendi i dytë dhe vendi i tretë.

Nxënësit pjesëmarrës garojnë në garat republikane me po ato krijime, punime, interpretime a veprimtari që kanë marrë pjesë në garat paraprake.

Nxënësit që marrin pjesë në kategorinë e garave për poezi/hartim dhe ese hulumtuese duhet t’i dërgojnë kopjet e punimeve paraprakisht në adresën: knkrs@rks-gov.net  më së largu deri me datë 20.06.2019.

Nxënësit që garojnë me Debat duhet t’i kenë parasysh 10 temat që ju kemi dërguar që në fillim të garës dhe se njëra prej tyre mund të jetë pjesë e diskutimit për debat.

Nxënësit duhet të vijnë në garat republikane në Prishtinë në mënyrë të organizuar dhe në përcjellje të shkollave prej nga ata vijnë.

Nga çasti që të gjithë nxënësit arrijnë në hapësirat e kampusit universitar të AAB-së, do të regjistrohen në cilësinë e pjesëmarrësit të garave dhe deri në përfundim të tyre do të jenë nën mbikëqyrje të KNKRS-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img