Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është më i zëshmi në Vetëvendosje me reagime deklarata kundër Adem Grabovcit dhe personave të tjerë që flasin në përgjimet e publikuara, biseda që kryesisht kanë të bëjnë me punësime dhe emërime parregullta, pa konkurs dhe të militantëve të PDK-së.
Por, njëlloj ka vepruar edhe kryetari i Prishtinës, pasi nga fillimi i mandatit deri më tani ka punësuar më shumë se 250 persona, pa konkurs dhe kryesisht, për mos të thënë të gjithë, militantë të Vetëvendosjes. Ku është dallimi pra mes tij dhe Grabovcit, apo PDK dhe Vetëvendosjes ?
Ahmeti shigjeton Adem Grabovcin dhe të gjithë personat e tjerë, zërat e të cilëve dëgjohen në bisedat e publikuara nga skandali i përgjimeve, duke kërkuar që të gjithë ata që i dëgjohen, të japin dorëheqje dhe forca e ligjit të veprojë mbi ata. Por, në institucionin që ai udhëheq prej më shumë se dy vitesh, komunën e Prishtinës apo kryeqytetin e Kosovës, punësimet kryhen njëlloj sikurse modeli që ofrohet nga telefonatat e përgjuara.
Nuk ka konkurs, nuk ka asnjë njoftim tjetër publik që të papunët dhe njerëzit tjerë të marrin vesh me vende të lira pune ndërsa të punësuarve iu ofrohet një kontratë mbi vepër, në pritje që konkursi i rregullt të hapet më vonë dhe ata që janë më kontrata mbi vepër, të kalojnë në formë të rregullt të punësimit.
Gjithashtu, edhe të punësuarit, janë kryesisht militantët për mos të thënë 100 për qind, sepse këtë shifër e prish punësimi i disa serbëve, apo i 1 deri 2 qytetarë tjerë të huaj, të cilëve komuna iu ka ofruar një kontratë të tillë në këmbim të shërbimeve që ofrojnë për Komunën e Prishtinës.
Shumica e personave që kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka punësuar, vinë nga struktura të VV nga qendra, por edhe nga rrethet e tjera.
Ka gjithashtu figura të larta të Partisë si: Sali Zyba, Alban Krasniqi- burri i deputetes Albulena Krasniqi …, që para se të bëhen punëtorë të rregullt kanë marrë kontrata mbi vepër, familjarë të ndryshëm të figurave dhe aktivistëve partiakë, etj.
Ja kush hyri pa konkurs dhe kush janë militantët që punojnë në komunë: